Të paktën 107 të vrarë në 24 orë në Rripin e Gazës
2024-02-05 13:34:37

 

foto: VCG

foto: VCG

Të paktën 107 persona janë vrarë në Rripin e Gazës në 24 orë në luftimet e vazhdueshme mes Izraelit dhe Hamasit, njofton “ATSH”.

Autoriteti i kontrolluar nga organizata militante palestineze Hamas njoftoi se pothuaj 165 persona të tjerë u plagosën.

Të paktën 27.238 palestinezë janë vranë deri më tani në Gaza dhe 66.452 të tjerë u plagosën.

foto: VCG

foto: VCG

Lufta në Gaza u shkaktua nga masakra e paprecedentë nga luftëtarët nga Hamasi dhe grupet e tjera ekstremiste më 7 tetor në zonat kufitare izraelite pranë Gazës.

Më shumë se 1200 izraelitë u vranë, duke përfshirë të paktën 850 civilë. (Fatosi)