Kryeministri Rama: Aksi Berat-Ballaban, nxit potencial më të madh ekonomik dhe turistik
2024-02-05 14:25:00

Rruga e Beratit (Foto Rtsh)

Rruga e Beratit (Foto Rtsh)

Kryeministri Edi Rama njoftoi se ndërtimi i aksit rrugor Berat-Ballaban po vijon me intensitet dhe deri tani janë përfunduar rreth 34% e punimeve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, cituar nga “RTSH”, kryeministri Rama e cilësoi këtë investim si një nxitës për një potencial më të madh ekonomik dhe turistik mes Shqipërisë qendrore dhe asaj jugore.

Përmirësimi i këtij aksi shkurton kohën dhe distancën e udhëtimit ndërmjet bashkive Përmet, Tepelenë, Memaliaj dhe Gjirokastër me bashkinë Berat.

Ai pritet të krijojë akses më të afërt edhe me Greqinë, nëpërmjet kalimit të pikës doganore “Tre Urat” në Përmet. (Fatosi)