Michelle O’Neill bëhet e para kryeministre femër e Irlandës së Veriut
2024-02-05 13:32:27

foto: VCG

foto: VCG

Liderja e Sinn Fein, Michelle O’Neill, është kryeministrja e parë femër e zgjedhur në Irlandën e Veriut, shkruan “ATSH”.

Ajo u emërua zyrtarisht pas marrëveshjes së arritur ditëve të fundit për të thyer ngërçin politik dhe për t’iu rikthyer formimit të një pushteti lokal të unitetit kombëtar mes republikanëve të Sinn Fein dhe sindikalistëve të DUP-së.

Ekzekutivi i ri u formua në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të fundit, i udhëhequr nga Michelle O’Neill, e para për ekipin republikan.

Ndërsa numri dy i qeverisë është nga DUP-ja.  (Fatosi)