Moskë, shfaqet videoja promovuese për Galanë e Festës së Pranverës të CMG-së
2024-02-05 13:21:09


Të premten, në ndeshjen e Ligës Kontinentale të Hokejit të mbajtur në stadiumin "Mytishchi" në Rajonin e Moskës në Rusi, u shfaq videoja promovuese për Galanë e Festës së Pranverës të CMG-së, duke ngjallur vëmendje dhe përgjigje entuziaste nga shikuesit. Muzika e Festës së Pranverës, Vallja e Dragoit, fishekzjarrët verbues etj., i lejuan publikut të ndjente paraprakisht atmosferën e gëzueshme të Festës së Pranverës.