SHBA miraton planin për të goditur objektivat iraniane në Siri dhe Irak
2024-02-04 18:04:42

foto: VCG

foto: VCG

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar planet për një sërë sulmesh kundër objektivave iraniane në Siri dhe Irak, shkruan “BBC”, citon “ATSH”.

Sulmet pritet të ndodhin brenda disa ditësh dhe kushtet e motit ka të ngjarë të përcaktojnë se kur do të nisin ato.

Sulmi vjen pasi një sulm me dron vrau tre ushtarë amerikanë dhe plagosi 41 të tjerë në Jordani, afër kufirit me Sirinë, të dielën. Shtetet e Bashkuara fajësuan për sulmin një grup milicie të mbështetur nga Irani.

foto: VCG

foto: VCG

Rezistenca Islamike në Irak, që besohet se përmban disa milici të armatosur, financuar dhe trajnuar nga forcat e Gardës Revolucionare të Iranit, mori përgjegjësinë për sulmin. Irani ka mohuar çdo rol në sulm.

Ndërsa zyrtarët amerikanë janë zotuar t’i përgjigjen sulmit me dron, presidenti Joe Biden dhe zyrtarë të tjerë kanë thënë se vendi nuk po kërkon një luftë më të gjerë me Iranin. (Irma)