OKB: Rreth gjysmë milioni afganë janë larguar nga Pakistani
2024-02-04 18:24:09

OKB-ja raportoi se rreth gjysmë milioni afganë janë larguar nga Pakistani pas njoftimit të qeverisë pakistaneze vitin e kaluar për dëbime masive të refugjatëve të paregjistruar.

foto: VCG

foto: VCG

“Shumica e banorëve të prekur u kthyen në Afganistan në tetor dhe nëntor për shkak të shqetësimeve nga autoritetet”,- njoftoi Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), përcjell “ATSH”.

Më shumë se 60% e të kthyerve janë nën moshën 18 vjeç. Shifrat e OKB-së tregojnë se kalimet kufitare në Afganistan kanë rënë sërish ndjeshëm që atëherë.

Në fillim të tetorit, qeveria pakistaneze njoftoi se do të dëbonte refugjatët pa leje qëndrimi, duke u vendosur atyre një afat deri më 1 nëntor për t’u larguar vullnetarisht nga vendi.

Afganët përbëjnë përqindjen më të madhe të emigrantëve të parregullt në Pakistan.

Shifrat e qeverisë kanë treguar se në kohën kur u bë njoftimi, në Pakistan jetonin rreth 4.4 milionë refugjatë afganë. Rreth 1.7 milionë refugjatë afganë nuk kishin dokumente të vlefshme qëndrimi.

foto: VCG

foto: VCG

Grupet e ndihmës bënë thirrje për më shumë mbështetje për familjet që kthehen në Afganistan, duke paralajmëruar se afganët që kthehen në shtëpi po përballen me kushte të vështira duke pasur parasysh krizën humanitare në vendin e tyre. (Irma)