BE-ja miraton 2 miliardë euro për Ballkanin
2024-02-03 12:17:02

Flamujt e Ballkanit (Foto Panorama)

Bashkimi Europian miratoi 65 miliardë euro financime për 4 vitet e ardhshme, ndër të cilat 50 miliardë do të jenë ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, afro 10 miliardë do të jenë për menaxhimin e emigracionit ilegal, ndërsa 6 miliardë do të jenë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Plani për 2 miliardë euro për Ballkanin u prezantua nga Komisioni Evropian, por mjetet për të nuk ishin siguruar deri më tani. Tani duhet edhe miratimi nga Parlamentit Evropian në mënyrë që BE-ja të mund të nisë dhënien e asistencës financiare për rritje ekonomike në rajon, shkruan “RTSH”.

Nga 6 miliardë euro, 2 miliardë do të jenë në formën e granteve, ndërsa 4 miliardë do të tërhiqen në formën e kredive të favorshme për të cilat garancitë do t’i japë Bashkimi Evropian.

Komisioni Evropian ka tërhequr vërejtjen se përdorimi i këtyre mjeteve nga vendet e rajonit do të jetë i kushtëzuar me sundimin e ligjit. (Irma)