Tianjin, Xi Jinping-u bën vizita te banorët me rastin e Festës së Pranverës
2024-02-03 11:30:22

Me afrimin e Festës së Pranverës, festës tradicionale të kombit kinez, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, kryetari i shtetit dhe kryetari i Komisionit Qendror Ushtarak të Kinës Xi Jinping shkoi në qytetin Tianjin për të vizituar banorët dhe kuadrot në bazë. Ai u dërgoi urimet e Festës së Pranverës banorëve të kombësive të ndryshme, bashkatdhetarëve të Hong-Kongut, të Makaos e të Tajvanit dhe bashkatdhetarëve kinezë jashtë vendit.

foto: VCG

foto: VCG

Të enjten paradite, Xi mbërriti në një fshat në qytezën Xinkou të distriktit Xiqing, ku bëri vizitë te të prekurit nga përmbytjet e vitit të kaluar dhe shikoi nga afër gjendjen e mëkëmbjes së prodhimit bujqësor.

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Pasdite, ai shkoi në Rrugën e Lashtë Kulturore të Tianjin-it, për të mësuar mbi furnizimin e mallrave për festë dhe për mbrojtjen e zonave historike dhe kulturore. 

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Të premten paradite, Xi inspektoi Muzeun e Fushatës Pingjin. 

Të premten pasdite, ai dëgjoi raportin e punës të Bashkisë së Tianjin-it, duke vlerësuar arritjet e këtij qyteti. Ai shprehu shpresën që Tianjin-i do të përqendrohet në ndërtimin ekonomik si punë qendrore dhe zhvillimin me cilësi të lartë si detyrë kryesore. Duke e përdorur zhvillimin e koordinuar të rajonit Pekin-Tianjin-Hebei si një drejtim strategjik, Xi e inkurajoi Tianjin-in të kthehet në një metropol socialist modern dhe të shkruajë një kapitull të ri të modernizimit të stilit kinez. (Jianglei)