Ministrat e Jashtëm të Egjiptit dhe Iranit kërkojnë përpjekje ndërkombëtare për armëpushim dhe dërgimin e ndihmave në Gaza
2024-02-03 11:54:37

Lideret e Iranit dhe Egjiptit (Foto Menafn)

Ministri i Jashtëm egjiptian, Sameh Shoukry, dhe homologu i tij iranian, Hossein Amir-Abdollahian, bënë thirrje për intensifikimin e përpjekjeve për të arritur një armëpushim të menjëhershëm dhe gjithëpërfshirës në Gaza, për të mbrojtur popullin palestinez, bëri të ditur Ministria e Jashtme egjiptiane në një deklaratë, citon “Xinhua”.

Në një bisedë telefonike, dy kryediplomatët kërkuan mobilizimin e përpjekjeve ndërkombëtare për të siguruar shpërndarjen e ndihmave humanitare dhe për të trajtuar rrënjët e krizës, duke e lënë çështjen palestineze pa zgjidhje dhe pa krijuar një shtet të pavarur palestinez për dekada të gjata, sipas deklaratës. Shoukry theksoi përpjekjet egjiptiane që ndihmuan në parandalimin e më shumë gjakderdhjes dhe lejuan dërgimin e ndihmës në një mënyrë të qëndrueshme.

Ai shprehu gjithashtu shqetësime për zgjerimin e konfliktit Izrael-Hamas në zona të tjera që mund të rrezikojnë stabilitetin e vendeve të rajonit.

Të dy ministrat theksuan refuzimin e plotë të çdo plani apo procedure që synon të zhvendosë palestinezët. (Irma)