Ushtria izraelite liron 114 palestinezë të arrestuar në operacionin tokësor në Gaza
2024-02-03 11:44:25

Te burgosurit palestineze (Foto Dailysabah)

Ushtria izraelite liroi 114 palestinezë përmes kalimit Kerem Shalom në Rripin jugor të Gazës, të cilët u arrestuan gjatë operacionit tokësor.

Një burim palestinez i sigurisë në autoritetin kufitar në Gaza tha për “Xinhua” se disa nga palestinezët e liruar u transferuan në spitalin Najjar në qytetin Rafah për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tyre shëndetësore.

Gjatë operacionit tokësor në Rripin e Gazës, ushtria izraelite arrestoi qindra palestinezë dhe i transferoi në vende të panjohura, sipas monitorimit të të drejtave të njeriut “Euro-Med”.

Disa prej të liruarve, që u kontaktuan nga “Xinhua” gjatë qëndrimit në spital, thanë se ishin rrahur, poshtëruar dhe torturuar, një pretendim që nuk është verifikuar. (Irma)