Kryeministri Rama: Vepra e artistit kinez “Wolves Coming” vendoset në hyrje të Koplikut
2024-02-03 12:28:06

Vepra e artistit kinez (Foto Atsh)

Kryeministri Edi Rama deklaroi se në hyrje të Koplikut, në Malësi të Madhe, është vendosur vepra “Wolves Coming”, e artistit kinez me famë botërore Liu Rouwang.

Ndërsa ndau imazhe nga kjo vepër, kryeministri Rama tha se ajo simbolizon reagimin e natyrës ndaj agresionit njerëzor dhe thirrjen ulëritëse për të mbrojtur diversitetin, përcjell “ATSH”.

Kjo është një nga veprat e shumta të artit që janë vendosur në hapësira publike kudo në Shqipëri.

Nisma “Art në Hapësira Publike” ka përfituar një fond prej 200 milionë lekësh, të cilin qeveria shqiptare ia besoi Ministrisë së Kulturës.

Në të gjithë Shqipërinë janë 18 lokacione ku janë vendosur ose do të vendosen vepra arti. (Irma)