Orkestra Simfonike e RTSH (Foto nga Instagrami)
Dirigjendi Gridi Kraja (Foto nga instagrami)
Dirigjendi Gridi Kraja (Foto nga instagrami)
Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar, në vijim të stinës koncertore e çeli siparin e këtij viti me një koncert të veçantë, ku u ndërthurën me elegancë arti shqiptar me atë botëror. Oboisti Fabien Thouand, me një karrierë ndërkombëtare si oboisti kryesor në orkestrat më të mëdha evropiane interpretoi "Variacione për oboe" nga kompozitori i mirënjohur shqiptar, Josif Minga, nga Jonann Nepomuk Hummel, solli "Variacione në Fa maxhor për oboe".
Pjesë e këtij koncerti ishte Simfonia nr 7 në la maxhor, op 92, një nga veprat më të spikatura të artistit të madh të simfonisë botërore, Ludwig Van Beethoven. Në koncertin e saj të parë të mbajtur në Sallën e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë, Orkestrën Simfonike të RTSh-së e drejtoi dirigjenti Gridi Kraja. Ndërsa më 26 janar koncerti i radhës u mbajt në sallën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit. Ishte një program mjaft i larmishëm me vepra nga kompozitori shqiptar Ndriçim Shani me “Valle simfonike” nr. 2, koncert për piano nga Franc List, si dhe simfonia nr. 4 nga Brams. Në një prononcim për median dirigjenti i këtyre koncerteve në Orkestrën Simfonike të RTSH-së, Gridi Kraja u shpreh:
“Kjo është një nga simfonitë më të mira, si edhe më të famshme të Brams-it siç është ajo numër 4. Është një koncert që ofron vërtetë shumë cilësi”.
Franz Liszt (Foto nga wikipedia)
Ndërsa solist i koncertit ishte pianisti Kostandin Tashko, i cili tregoi për median:
“Unë do të luaj koncertin numër 2 të Franc List. Është një koncert mjaft spektakolar, për të cilën besoj se publiku do të ndjehet mirë”
Ky koncert për piano Nr. 2 nga Franz Liszt, u luajt nga solisti Kostandin Tashkon, nën dirigjimin e Gridi Krajës, pjesë e Orkestrës Simfonike të RTSH-së.
Liszt ishte një kompozitor hungarez i shekullit të XIX, pianist virtuoz, dirigjent, mësues i muzikës, organist, filantrop dhe autor. Ai e fitoi famën në Evropë gjatë shekullit të nëntëmbëdhjetë për aftësitë e tij virtuoze si pianist. Ai ishte një mik dhe një muzikant promotor për shumë kompozitorë të kohës së tij, përfshirë Frédéric Chopin, Richard Wagner,etj. Liszt ia kushtoi veprën studentit të tij Hans von Bronsart, i cili dha shfaqjen e tij të parë me Liszt-in dirigjent, në Weimar më 7 janar 1857. Koncerti megjithëse ishte më pak virtuoz se Koncerti Nr. 1 për Piano, tregon shumë më tepër originalitet në formë. Në këtë aspekt, ai zbulon një lidhje më të ngushtë me poemat simfonike, më të njohura të Listit si në stil ashtu edhe në strukturë.
Stina Koncertore 2024 do të vijojë me koncerte dhe surpriza të tjera për muajin shkurt, nga Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar.
Sava Lena