Borrell: BE nuk mund t'i dorëzojë Ukrainës 1 milion predha deri në mars
2024-02-02 16:23:45

Borrell (Foto Jpost)

Bashkimi Evropian (BE) nuk mund t’i dorëzojë Ukrainës një milion predha artilerie në deri në mars, deklaroi në një konferencë shtypi përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell, përcjell “Xinhua”.

Pas takimit jozyrtar të ministrave të Mbrojtjes të BE-së, Borrell tha se deri në mars BE-ja do të jetë në gjendje të dorëzojë vetëm 524,000 predha, ose rreth 52 për qind të objektivit.

Megjithatë, ai theksoi se ndërsa kapaciteti i prodhimit rritet, BE-ja do të jetë në gjendje t'i dërgojë Ukrainës më shumë se 1 milion predha deri në fund të këtij viti.

Vitin e kaluar, vendet anëtare të BE-së u zotuan të furnizojnë Ukrainën me 1 milion predha 155 milimetrash deri në mars 2024, ndërsa vijon konflikti me Rusinë.

Borrell tha se kapaciteti prodhues i BE-së është rritur me 40 për qind që nga operacioni special ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës në shkurt 2022 dhe do të arrijë në 1.4 milionë deri në fund të 2024-s. (Irma)