Presidenti Zelensky njoftoi kthimin në Ukrainë të 207 robërve nga Rusia
2024-02-02 15:29:37

Te burgosurit ukrainas (Foto Msn)

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se 207 robër ukrainas u kthyen në shtëpi nga Rusia.

“Njerëzit tanë janë kthyer. 207 prej tyre. Ne i kthejmë në shtëpi pa marrë parasysh asgjë”,- shkroi Zelensky në një postim në “Telegram”, citon “Xinhua”.

Zelensky falënderoi shefin e Drejtorisë kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Kyrylo Budanov, shefin e Zyrës së Presidentit, Andriy Yermak, dhe zyrtarë të tjerë, për përpjekjet për të liruar ukrainasit e kapur.

Yermak shkroi në “Telegram” se ushtarët e liruar shërbenin në Forcat e Armatosura të Ukrainës, Gardën Kombëtare, Shërbimin Shtetëror të Rojës Kufitare dhe Policinë Kombëtare. (Irma)