“Albpetroli” prodhoi rreth 69 mijë tonë naftë në vitin 2023
2024-02-02 15:15:48

Foto ATSH

Kompania publike e nxjerrjes dhe prodhimit të naftës në Shqipëri, “Albpetrol”, njoftoi se në vitin 2023 u prodhua 68.95 mijë tonë naftë, e cila rezulton më e ulët se në vitin 2022, kur u prodhua 70.5 mijë tonë naftë, shkruan “ATSH”.

Gati gjysma e sasisë së naftës së prodhuar, ose 48%, u sigurua nga vendburimi Gorisht-Kocul. Në këtë vendburim në vitin 2023 u prodhuan 32.9 mijë tonë naftë. Sipas “Albpetrol”-it, vendburimi ka gjithsej 284 puse vertikale ne inventar, prej të cilëve 142 puse janë aktiv për naftë e gaz.

Vendburimi i Kuçovës është i dyti për nga pesha në prodhimin e vitit 2023 ku rezulton se janë 16.4 mijë tonë naftë. Kjo sasi përben 23.9% të totalit.

Vendburimi tjetër është ai Cakran-Mollaj me një prodhim prej 12 mijë tonësh në vitin 2023, ndërkohë që vendburimi i Patosit pati 3.8 mijë tonë naftë. (Irma)