Ushtria gjermane planifikon të trajnojë mijëra trupa ukrainase
2024-02-02 17:15:34

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjermania planifikon të trajnojë rreth 10.000 ushtarë të tjerë ukrainas këtë vit, deklaroi sekretarja e Shtetit për Mbrojtjen, Siemtje Möller.

Duke folur në një takim të ministrave të Mbrojtjes të BE-së, Möller tha se ushtarët ukrainas do të trajnohen nga Gjermania si pjesë e një misioni më të gjerë të trajnimit ushtarak të BE-së, shkruan “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

I themeluar në nëntor 2022, misioni ushtarak i BE-së fillimisht kishte planifikuar të trajnonte deri në 15.000 ushtarë në Gjermani, Poloni dhe vende të tjera të BE-së.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ushtarët ukrainas marrin udhëzime për përdorimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore Patriot, tankeve Leopard 1 dhe Leopard 2, automjeteve luftarake të këmbësorisë Marder, si dhe trajnime mjekësore dhe edukim ushtarak.  (Irma)