IATA: Trafiku ajror global në 2023-shin u rikthye pothuajse në nivelet para pandemisë
2024-02-02 17:18:23

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) raportoi se trafiku ajror global u rikthye pothuajse në nivelet para pandemisë në vitin 2023, me pasagjerët që janë rritur me 36.9% nga viti i kaluar.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Rritja përfaqëson 94.1% të vlerës së vitit 2019, ndërkohë që trafiku kombëtar ka tejkaluar tashmë vlerat e vitit 2019, shkruan “ATSH”.

Trafiku ndërkombëtar pati një rritje vjetore prej 41.6% dhe arriti në 88.6% të nivelit të tij para pandemisë. Në total, 58.1% e trafikut ajror përfaqësohet nga lidhjet ndërkombëtare.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Rimëkëmbja e udhëtimeve është një lajm i mirë. Rivendosja e lidhjes po nxit ekonominë globale pasi njerëzit udhëtojnë për të bërë biznes, për të vazhduar arsimimin e tyre dhe për pushime”,- deklaroi shefi i IATA-s, Willie Walsh.

(Irma)