Ministri i Jashtëm i Zvicrës do të vizitojë Kinën
2024-02-02 20:16:00

Me ftesë nga anëtari i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe ministër i Jashtëm Wang Yi, Këshilltari Federal për Punët e Jashtme i Zvicrës Ignazio Cassis do të vizitojë Kinën nga 6 deri më 7 shkurt dhe do të marrë pjesë në dialogun e 3-të strategjik të ministrave të jashtëm mes Kinës dhe Zvicrës. Njoftimin e bëri të premten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin. (Xu Guang)