Pakistan, dënohet ish-Kryeministri Khan për zbulimin e sekreteve para zgjedhjeve
2024-02-01 17:00:18

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Një gjykatë pakistaneze dënoi të martën me 10 vjet burg ish-kryeministrin Imran Khan për zbulimin e sekreteve zyrtare. Ky është rasti i fundit në një mori çështjesh ligjore që mbështetësit e tij thonë se synojnë të përjashtojnë nga politika ish-yllin e burgosur të kriketit vetëm disa ditë përpara zgjedhjeve parlamentare. 

Të martën, zoti Khan u dënua pasi u akuzua për zbulimin e sekreteve shtetërore duke mbajtur në dorë një dokument sekret gjatë një tubimi në mars 2022, një muaj para hunbjes së votëbesimit.