FMN: Rritja globale do të jetë më e fortë sesa pritej gjatë vitit 2024
2024-02-01 11:58:59

FMN(Foto Rtsh)

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson rritja globale është më e fortë sesa pritej dhe do të jetë 3.1% këtë vit, njësoj si në vitin 2023.

Fondi vlerëson se SHBA-ja dhe ekonomitë në zhvillim kanë treguar elasticitet ndaj krizave të mëparshme, me konsum të fortë që nxit rritjen, shkruan “RTSH”. 

FMN-ja ka rritur parashikimin e saj të mëparshëm me 0.2% në raportin e saj të fundit të Perspektivës Ekonomike Botërore, duke marrë parasysh përmirësimet për Kinën, Shtetet e Bashkuara dhe ekonomitë e mëdha në zhvillim. PBB-ja globale pritet të përshpejtohet pak në vitin 2025, me 3.2%. Megjithatë, rritja globale është historikisht e ulët.

FMN-ja këshillon politikëbërësit që të orkestrojnë me kujdes uljen përfundimtare të inflacionit, ndërkohë që është gjithashtu e rëndësishme që gradualisht të tërhiqet mbështetja fiskale, e krijuar gjatë pandemisë Covid-19, duke vënë në dukje se borxhet po arrijnë nivele shumë të larta.  (Elona)