OKB-ja konfirmon temperaturën 48.8 gradë si më të lartën ndonjëherë në Europë
2024-02-01 14:48:14

Athina (Foto Poandpo)

Temperatura prej 48.8 gradë celsius në ishullin italian të Sicilisë dy vjet më parë, është më e larta e regjistruar ndonjëherë në Europë, bëri të ditur agjencia e motit e Kombeve të Bashkuara.

Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) njoftoi se temperatura u dokumentua më 11 gusht 2021, bën të ditur “Xinhua”. Temperatura tejkaloi rekordin e mëparshëm europian prej 48.0 gradë celsius në qytetet greke të Athinës dhe Elefsinës më 10 korrik 1977.

“Është e mundur që ekstreme më të mëdha të ndodhin në të gjithë Europën në të ardhmen. Përtej kësaj, ky hetim tregon tendencën alarmante për vazhdimin e rekordeve të temperaturave të larta që do të vendosen në rajone të veçanta të botës”,- tha Randall Cerveny, raportues i klimës për WMO-në.

Vlerësime të tilla botohen në revista të rishikuara dhe përfshihen në Arkivin e Motit dhe Ekstremeve Klimaterike, i cili mbledh të dhëna për temperaturat më të larta dhe më të ulëta në botë, reshjet, breshrin më të dendur, periudhën më të gjatë të thatësisë, fuqinë maksimale të erës etj.  (Elona)