OECD: Informaliteti më i lartë në Shqipëri te punonjësit me paga të ulëta
2024-02-01 15:35:45

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një hulumtim i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) tregon se informaliteti në tregun shqiptar të punës është i përhapur, por pjesa më e madhe e tij është e përqendruar te punonjësit me paga të ulëta, ndërsa 20% e fenomenit dominohet nga ata që marrin paga të larta, shkruan “Panorama”.

Pavarësisht angazhimeve, progresi drejt formalizimit të qëndrueshëm është i ngadalshëm dhe punësimi informal është i lartë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

OECD-ja i ka përcaktuar pagat e ulëta deri në 50% të nivelit të pagës mesatare, pagat mesatare janë nga 50% e mesatares deri në 150% e mesatares; dhe pagat e larta me mbi 150% të pagës mesatares.

Në Shqipëri informaliteti në tregun e punës është i përqendruar 60% në pagat e ulëta, 20 për qind në pagat mesatare dhe 20 për qind në paga të larta.

Informaliteti në tregun e punës, përveçse krijon kosto fiskale dhe ekonomike, bëhet shkak edhe për probleme sociale afatgjata. Kjo kategori nuk përfiton nga sistemet e sigurimeve sociale dhe shëndetësore dhe rrezikon të trashëgojë te fëmijët të punuarit në të zezë dhe në përgjithësi jashtë sistemit ligjor.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kjo kategori e madhe punonjësish në të zezë mban dy barrë të mëdha, mungesën e të drejtave ligjore dhe pagën e ulët, thuhet në hulumtimin e OECD-së. (Elona)