Presidenti francez: BE-ja duhet të mbrojë Ukrainën edhe nëse SHBA redukton mbështetjen ushtarake
2024-02-01 14:28:28

Foto Rtsh

Bashkimi Europian duhet të marrë vendime të guximshme për të mbrojtur Ukrainën, duke paraprirë çdo vendim të SHBA-së për të ndaluar ose zvogëluar mbështetjen e saj ushtarake, deklaroi presidenti francez, Emmanuel Macron.

Në një fjalim në Suedi, që shpreson të jetë vendi i ardhshëm që do t’i bashkohet NATO-s, presidenti francez tha gjithashtu e ardhmja e sigurisë së Europës, përfshirë marrëveshjet e kontrollit të armëve që mbulojnë territorin europian, nuk mund të zgjidhet më thjesht nga SHBA-ja dhe Rusia, dhe Europa duhej të kishte të drejtën për të përcaktuar të ardhmen e saj, citon “RTSH”.

Vërejtjet e tij u lexuan si një paralajmërim për Europën se ajo duhet të rrisë përpjekjet për mbrojtjen.

Duke folur në Akademinë suedeze të Mbrojtjes, së bashku me kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristersson, Macron tha: “Ky është një moment vendimtar dhe testues për Europën. Ne duhet të jemi gati të veprojmë për të mbrojtur dhe mbështetur Ukrainën, pavarësisht se çfarë do të vendosë SHBA-ja. Ukraina është pjesë e kontinentit europian”. (Elona)