Borxhi shtetëror i Ukrainës arriti nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në vitin 2023
2024-02-01 14:29:39

Borxhi ukrainas (Foto Voxukraine)

Borxhi shtetëror i kombinuar, i brendshëm dhe i jashtëm, i Ukrainës vitin e kaluar arriti në 145.32 miliardë dollarë amerikanë, niveli më i lartë në historinë e vendit, njoftoi agjencia e lajmeve “Interfax-Ukraine”, duke cituar të dhëna zyrtare.

Vitin e kaluar, borxhi i Ukrainës u rrit me 30.4 për qind, ose 33.9 miliardë dollarë, sipas një raporti të Ministrisë së Financave të Ukrainës, citon “Xinhua”.

Në vitin 2023, borxhi i jashtëm i vendit u rrit me 42.3 për qind në 101.7 miliardë dollarë, ndërsa huamarrja e brendshme u rrit me 13.3 për qind  në 43.6 miliardë dollarë.

Në vitin 2022, borxhi shtetëror i kombinuar i Ukrainës u rrit me 13.7 për qind në 111.45 miliardë dollarë.

Ministria e Financave vlerësoi më herët se Ukraina, e cila mori 42.6 miliardë dollarë kredi dhe grante në vitin 2023, do të kërkonte më shumë se 37 miliardë dollarë financim të jashtëm këtë vit. (Elona)