2023, shitjet e armëve amerikane u rritën 16 %
2024-02-01 19:55:32

Në vitin 2023, vlera e armëve që ShBA-ja u shiti vendeve të tjera u shtua 16 %, duke arritur në shifrën rekord 238 miliardë dollarë amerikanë, sipas një raporti nga Departamenti amerikan i Shtetit ditët e fundit.

ShBA-ja fitoi shumë para nga lufta në vitin 2023. Arsyet janë shumë të thjeshta: së pari, konflikti ruso-ukrainas vazhdoi, ndërsa nisi një raund i ri i konfliktit palestinezo-izraelit. Këto konflikte rajonale e bënë mjedisin e sigurisë më të ndërlikuar dhe shumë vende u detyruan që të blejnë armë për të forcuar mbrojtjen kombëtare. Nga ana tjetër, nëpërmjet shitjes së armëve, ShBA-ja mori përvojë e të dhëna konkrete nga fusha e luftës dhe bëri përparime të pandërprera në teknologjinë e armëve, duke zënë pjesën më të madhe të tregut.

Vendet evropiane si Polonia, Gjermania, Norvegjia, Bullgaria e Çekia blenë shumë armë amerikane.

Konfliktet dhe luftërat u sollën fatkeqësi të mëdha banorëve të zakonshëm, por u sollën përfitime të mëdha kompanive të armëve. (Xu Guang)