BE dëshiron të ulë emetimet e gazeve serrë me 90% deri në vitin 2040
2024-02-01 15:22:12

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Komisioni Europian beson se emetimet e gazeve serrë në BE duhet të reduktohen me 90% deri në vitin 2040 krahasuar me nivelet e vitit 1990.

Ekzekutivi i BE-së planifikon të paraqesë zyrtarisht objektivin e ri javën e ardhshme, bën të ditur “ATSH”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Objektivi aktual i BE-së është të reduktojë emetimet e CO2 me 55% deri në vitin 2030 krahasuar me vitin 1990 dhe të bëhet neutral ndaj klimës deri në vitin 2050. Aktualisht nuk ka një objektiv të përkohshëm për vitin 2040.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Paketa legjislative “Fit for 55” e BE-së synon të sigurojë arritjen e këtyre synimeve. Strategjia përfshin masa në sektorë të ndryshëm, si energjia, transporti, industria dhe bujqësia.  (Elona)