3 bursa falas për studentët shqiptarë në Kolegjin e Europës
2024-02-01 11:53:06

Veliaj (Foto Rtsh)

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dhe rektorja e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini, kanë nënshkruar një marrëveshje për mbështetjen financiare për studentët shqiptarë që do të pranohen në Kolegjin e Europës.

Veliaj bëri të ditur se 3 bursa do të jepen për studentët shqiptarë, ndërsa garantoi se ky është vetëm fillimi, citon “RTSH”.

“3 bursa falas për studentët shqiptarë në Kolegjin e Europës në Tiranë. Jam shumë i lumtur që, në ditën kur morëm presidencën e B40-s, firmosëm këtë marrëveshje financiare, për të mbështetur studentët shqiptarë, me rektoren e Kolegjit të Europës, miken e mirë, Federica Mogherini. Tirana është gati të mirëpresë studentë nga çdo vend i Europës”,- tha Veliaj. (Elona)