Kryeministri Netanjahu: Izraeli s’do t’i lirojë terroristët e kapur rob
2024-02-01 14:46:17

Foto Rtsh

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, deklaroi se Izraeli nuk do t’i lirojë terroristët si pjesë e marrëveshjes me Hamasin, duke u zotuar se do të vazhdojë derisa të arrihen qëllimet fillestare të luftës të Izraelit, citon “RTSH”.

“Dëgjoj deklarata për të gjitha llojet e marrëveshjeve. Kështu që dua ta bëj të qartë, ne nuk do ta mbyllim këtë luftë me më pak se arritjen e të gjitha qëllimeve tona. Kjo do të thotë, eliminimin e Hamasit, kthimin e të gjitha pengjeve tona dhe premtimin se Gaza nuk do të përbëjë më kërcënim për Izraelin”,- është shprehur Netanjahu.

Ai tha se ishte i përkushtuar për fitore të plotë dhe nuk do të bëjë kompromis për më pak se kaq.

Komentet e kryeministrit erdhën pasi Hamasi bëri të ditur se po studion një propozim për një marrëveshje të mundshme, por kërkon tërheqjen e plotë të forcave izraelite nga Gaza. (Elona)