Eurostat: Shqipëria me moshën më të lartë të automjeteve
2024-02-01 14:21:35

Makina (Foto Panorama)

Në Shqipëri gjenden më shumë makina të vjetra sesa në çdo vend tjetër të Europës, sipas statistikave të publikuara nga Eurostat-i, cituar nga “Panorama”. Sipas të dhënave të Eurostat-it, që i përkasin vitit 2022, në Shqipëri 41% e automjeteve të pasagjerëve janë mbi 20-vjeçare.

Pas Shqipërisë, makinat më të vjetra janë në Bosnjë-Hercegovinë, me 35%. Për krahasim, në Gjermani, vetëm 8% e automjeteve janë kaq të vjetra.

51% e automjeteve të pasagjerëve në Shqipëri kanë një vit prodhimi më të lartë sesa 10 vjet. Në total, 99% e automjeteve në vend kanë një moshë mbi 10 vjeçare, sërish më e larta në Europë.

Shteti i dytë me më shumë automjete që kanë të paktën një dekadë që qarkullojnë është Maqedonia e Veriut, me 88%, ndërsa më të rejat në rajon janë makinat në Kosovë me 75%. (Elona)