Zhao Leji uron Chowdhury për zgjedhjen si kryeparlamentare e Bangladeshit
2024-01-31 16:13:29

CFP

CFP

Kryetari i Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës Zhao Leji i dërgoi të martën një mesazh urimi znj. Shirin Sharmin Chowdhury për zgjedhjen si kryetare e Parlamentit të Republikës Popullore të Bangladeshit.

Zhao Leji u shpreh se Kina e Bangladeshi janë vende fqinje me një miqësi tradicionale. Vitet e fundt, Kina dhe Bangladeshi kanë zhvilluar shkëmbime të ngushta të nivelit të lartë, kanë thelluar në mënyrë të pandërprerë besimin e ndërsjellë politik dhe kanë arritur rezultate të frytshme në ndërtimin e përbashkët të "Një brez, një rrugë".

"Jam i gatshëm të punoj me Kryetaren Chaudhry për të vazhduar thellimin e shkëmbimeve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës e Parlamentit të Republikës Popullore të Bangladeshit dhe për ta ngritur në një nivel të ri partneritetin strategjik të bashkëpunimit Kinë-Bangladesh," u shpreh Zhao. (Xu Guang)