Industria amerikane e armëve shënon rekord shitjesh, 238 miliardë dollarë në 2023-shin
2024-01-31 15:30:22

Foto RTSH

Shtetet e Bashkuara të Amerikës regjistruan një rritje me 56 për qind të armëve të shitura te palë të treta që prej fillimit të vitit të kaluar.

Gjatë vitit 2023 u siguruan 238 miliardë dollarë të ardhura nga ky aktivitet, nga të cilat 81 miliardë dollarë të negociuara nga qeveria amerikane, ndërsa pjesa tjetër nga kompanitë amerikane që merren me prodhimet për arsye mbrojtjeje, shkruan “RTSH”.

Polonia bëri disa nga blerjet më të mëdha: 12 miliardë dollarë helikopterë “Apache”, 10 miliardë dollarë për sistemet raketore të lëvizshme (Himars), 3,75 miliardë dollarë për tanke M1A1 Abrams dhe 4 miliardë dollarë për Sisteme të Integruara Komandimi për Mbrojtje nga Ajri dhe Raketat.

Kryeministri polak, Donald Tusk, ka premtuar se do të vijojë programin e modernizimit të qeverisë së kaluar, e cila ka për synim ta transformojë Poloninë në forcën më të fuqishme tokësore në Europë.

Edhe vendet jashtë Europës investuan në mjete luftarake e armë amerikane. (Elona)