Policia aktivizon makinat e zgjuara për kontrolle rrugore
2024-01-31 16:53:47

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë njoftoi se 27 persona janë arrestuar javën e kaluar për vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor.

Sipas policisë, në tërësi u vendosën gjithsej 9170 masa administrative, kryesisht për shpejtësi mbi normat e lejuara, mosvendosjen e rripit të sigurisë dhe përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, shkruan “RTSH”.

Ndërkohë, janë bllokuar 16 automjete për targa të huaja për verifikim, detyrime të pashlyera dhe për mungesë dokumentacioni.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Policia rrugore njofton se ka vendosur makinat e zgjuara në disa akse të rëndësishme rrugore të vendit, të cilat janë edhe më të prekurat nga ecja me shpejtësi të lartë.

Falë përdorimit të makinave të zgjuara, shumë shoferë janë kapur me shpejtësi deri 204 km në orë dhe janë gjobitur me 40 mijë lekë të reja, si dhe heqje të pikëve nga patenta.  

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Lëvizja me shpejtësi tej normave të lejuara përbën një rrezik të madh për ngjarje rrugore. Është papërgjegjshmëri nga shkelësit, por edhe një kërcënim për përdoruesit e tjerë të rrugës. Policia po intensifikon kontrollet në të gjitha akset rrugore përmes radarëve dhe makina inteligjente për të parandaluar aksidentet rrugore me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë”,- njoftoi policia. (Elona)