Numri i pasagjerëve përmes Rinasit, rritje me 48.3% gjatë tremujorit të katërt
2024-01-31 16:34:49

Rinas (Foto RTSH)

Numri i pasagjerëve të transportit ajror u rrit me 48.3% gjatë tremujorit të fundit të vitit që lamë pas.

Sipas raportit të publikuar nga INSTAT-i për transportin ajror, gjatë tremujorit të katërt 2023 udhëtuan me linja ajrore 1.890.085 pasagjerë. Në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 66.262 avionë, citon “ATSH”.

Volumi i mallrave, duke përfshirë postën, nëpërmjet transportit ajror rezultoi 515.4 tonë. Krahasuar me tremujorin e katërt 2022, volumi i mallrave paraqitet me ulje 12%.

Në transportin ajror operojnë 20 shoqëri ajrore, nga të cilat 18 të huaja dhe 2 shoqëri shqiptare. (Elona)