Vazhdon protesta e fermerëve në Francë
2024-01-31 17:06:17

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Fermerët synojnë të ushtrojnë trysni ndaj qeverisë që ajo t’i mbështesë të sigurojnë jetesën përmes punës së tyre, t’i ndihmojë për të përballuar inflacionin e lartë dhe të konkurojnë në një treg ku produktet e importit janë më të lira. 

Ankesat e tyre kanë nxitur qeverinë të heqë dorë nga planet për të reduktuar gradualisht subvencionet për naftën për bujqësinë dhe të premtojë se do të lehtësojë rregulloret për mbrojtjen e mjedisit. 

Qeveria franceze pritet që në takim të nivelit të lartë në Bruksel të enjten, të nxisë vendet e tjera anëtare të BE-së të lehtëstojnë rregulloret mbi shfrytëzimin e tokave djerrë. Presidenti Emmanuel Macron pritet të diskutojnë mbi këtë çështje me udhëheqësit e tjerë europianë.