“Transparency International”: Vendet nordike, më pak të korruptuarat në botë
2024-01-31 16:49:14

Transparency International (Foto ATSH)

Danimarka, Finlanda, Zelanda e Re dhe Norvegjia janë vendet më pak të korruptuara në botë, sipas “Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit” të publikuar nga organizata “Transparency International”.

Gjermania mbetet në vendin e nëntë në renditje, e cila bazohet në vlerësimet e drejtuesve, ekspertëve dhe institucioneve.

Në fund të listës janë renditur vendet e rrënuara nga kriza si Siria, Venezuela dhe Somalia, shkruan “ATSH”.

“Aty ku sundimi i ligjit, media e pavarur dhe grupet e shoqërisë civile janë dobësuar, korrupsioni lulëzon”,- tha Alexandra Herzog, drejtuese e “Transparency International”.

Raporti iu referua si shembull Hungarisë, e cila nën drejtimin e Viktor Orban ka zbritur në vendin e 76-të në renditje, renditja më e dobët mes vendeve të Bashkimit Europian. (Elona)