1813 mjete elektrike u regjistruan për herë të parë në vitin 2023 në Shqipëri
2024-01-31 16:43:43

Foto nga VCG

Foto nga VCG

3321 mjete elektrike aktive numëroheshin në Shqipëri vitin e kaluar, nga të cilat 1813 mjete ishin regjistruar për herë të parë.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Ilir Mëngra, bëri të ditur se lëvizja e gjelbër po zgjerohet dhe po bëhet zgjedhje e qindra shqiptarëve për rrugë e jetë të shëndetshme, shkruan “ATSH”.

Sipas tij, 41.7% e të gjitha regjistrimeve për herë të parë janë mjete me 0 km dhe sipas përllogaritjeve kanë çliruar në mjedis 4.383.720 kg më pak dyoksid karboni. (Elona)