Britania e Madhe ndalon cigaret elektronike për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve
2024-01-31 17:07:24

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Britania e Madhe do të ndalojë cigaret elektronike, në përpjekje për të frenuar rritjen alarmante të konsumimit të cigareve elektronike te të rinjtë, shkruan “ATSH”.

Përdorimi i cigareve elektronike në mesin e të rinjve të moshave 11 deri në 17 vjeç ka shënuar rritje me pothuajse nëntëfish në dy vitet e fundit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ligji i ri gjithashtu do ta shpallë të paligjshme shitjen e produkteve të duhanit për këdo që ka lindur më ose pas 1 janarit 2009, duke përmbushur premtimin e kryeministrit britanik Rishi Sunak për të krijuar një brez pa duhan.

Në tetor 2023, ai propozoi rritjen e moshës së pirjes së duhanit me një vit çdo vit. Për të parandaluar shitjet për të miturit, qeveria do të vendosë gjoba të reja për dyqanet në Angli dhe Uells që u shesin cigare elektronike në mënyrë të paligjshme fëmijëve.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Siç e di çdo prind apo mësues, një nga tendencat më shqetësuese për momentin është rritja e përdorimit të cigareve elektronike te fëmijët dhe kështu ne duhet të veprojmë përpara se të bëhet endemike”,- tha Sunak në një deklaratë.  (Elona)