BE do të detyrojë kompanitë kozmetike të paguajnë për të reduktuar ndotjen mikroplastike
2024-01-31 16:15:17

Plastika (Foto RTSH)

Kompanitë e bukurisë do të duhet të paguajnë më shumë për të pastruar ndotjen mikroplastike, pasi negociatorët e BE-së arritën një marrëveshje të re për trajtimin e ujërave të zeza, bën të ditur “RTSH”.

Sipas projektrregullave që ndjekin parimin “ndotësi paguan”, kompanitë që shesin ilaçe dhe kozmetikë do të duhet të mbulojnë të paktën 80% të kostove shtesë të nevojshme për të pastruar ndotësit. Qeveritë do të paguajnë pjesën tjetër, thanë anëtarët e bllokut, në një përpjekje për të parandaluar që produktet jetike të bëhen shumë të shtrenjta ose të pakta.

Eurokomisioneri për Mjedisin, Virginijus Sinkevicius, tha se hapat do të mbrojnë qytetarët nga shkarkimet e dëmshme në ujë të produkteve farmaceutike dhe kozmetike. (Elona)