Parlamentit shqiptar i paraqitet pr.ligji për ashpërsim të masave për abuzimin ndaj të miturve
2024-01-30 15:07:47

Parlamenti shqiptar (Foto Gazetadielli)

Në Parlamentin shqiptar ka mbërritur një projektligj për shtesa dhe ndryshime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, i cili synon ashpërsimin e masave për abuzimin ndaj të miturve, shkruan “ATSH”.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, hartuesja e këtij projektligji, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka theksuar se këto ndryshime në Kodin Penal marrin një rëndësi të madhe, pasi një mjek kirurg është arrestuar dhe po hetohet për abuzim seksual me një 16-vjeçare të mashtruar në moshën 14-vjeçare.

Xhixho propozon ashpërsimin e dënimeve nga 7 deri në burgim të përjetshëm kur konstatohen këto krime.  (Fatosi)