Qindra mijëra persona protestuan kundër të djathtës ekstreme në Gjermani
2024-01-30 14:54:48

Protesta ne Gjermani (Foto Dosja.al)

Qindra mijëra persona u mblodhën në qytetet gjermane për të protestuar kundër racizmit dhe partisë së ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), njofton “ATSH”.

Rreth 100.000 protestues u mblodhën në Dusseldorf, nën sloganin: “Ne nuk do të heshtim kundër AfD-së”, pasi ata kritikuan racizmin, ksenofobinë dhe ekstremizmin e krahut të djathtë në Gjermani.

Ata mbanin pankarta antiraciste dhe brohoritnin slogane kundër AfD-së.

Në Aachen, në kufirin me Holandën, shumë politikanë nga parti të ndryshme morën pjesë në protestën kundër racizmit dhe mbështetën demonstruesit.

Në Kiel, policia njoftoi se rreth 11.500 persona morën pjesë në një demonstratë të organizuar kundër të djathtës ekstreme. (Fatosi)