Qeveria gjermane dënon thirrjet për dëbim masiv të palestinezëve nga Gaza
2024-01-30 15:43:47

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qeveria gjermane ka dënuar thirrjet e ministrave të qeverisë izraelite për rikolonizimin e Rripit të Gazës nga hebrenjtë.

“Thirrjet e izraelitëve për të dëbuar palestinezët janë plotësisht të papranueshme. Ato kontribuojnë në përkeqësimin e situatës në konfliktin aktual dhe shkelin ligjin ndërkombëtar”,- deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme gjermane.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Lëvizja e kolonëve izraelitë zhvilloi një “Konferencë të Fitores”, duke bërë thirrje për rindërtimin e vendbanimeve hebraike në Rripin e Gazës dhe pjesë të Bregut Perëndimor.

Midis pjesëmarrësve në konferencë ishin ministra të shumtë nga partia konservatore “Likud” e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, dhe ministri i Financave, Bezalel Smotrich, nga partitë e ekstremit të djathtë në koalicionin e Netanyahut.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë hodhi poshtë idenë e zgjerimit të vendbanimeve në Gaza dhe tha se nevojitet një zgjidhje e qëndrueshme e konfliktit në vend të dëbimit masiv të palestinezëve nga Gaza.

“Kushdo që mendon se mund të arrijë sigurinë për Izraelin me fantazitë e dëbimit është qartësisht në rrugën e gabuar”,- tha zëdhënësi. (Irma)