Raporti i BERZH-it, shqiptarët të kënaqur mesatarisht për jetën
2024-01-30 15:30:43

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Raporti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i titulluar “Tranzicionet e mëdha dhe të vogla”, bën të ditur se Shqipëria vlerësohet si vend me kënaqësi mesatare për jetën, shkruan “RTSH”.

Raporti reflekton rritje të të ardhurave dhe një zhvendosje drejt punës së këndshme, aftësive më të larta dhe shëndet fizik më të mirë.

Por, raporti vlerëson se duhet të ketë kontribut në përmirësimin e klimës së biznesit, formalizimin e ekonomisë dhe rritjen e investimeve të huaja direkte.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

BERZH-i pati një angazhim të fortë në Ballkanin Perëndimor në vitin 2023, me investime rekord prej më shumë se 1.63 miliardë euro në 100 projekte, që pason një total prej 1.28 miliardë eurosh të 2022-shit.

Si institucioni më i madh financiar ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor, BERZH-i planifikon të vazhdojë të rritë aktivitetin e saj.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në Shqipëri, BERZH-i investoi 146 milionë euro financime të reja në vitin e kaluar, nëpërmjet 23 projekteve, në sektorin privat dhe energjinë e rinovueshme. BERZH-i vazhdoi mbështetjen e fortë për sektorin financiar shqiptar, me më shumë se 80 milionë euro në financim dhe lehtësira për ndarjen e rrezikut për bankat partnere.

Deri më sot, BERZH-i ka investuar më shumë se 18 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor. (Fatosi)