Shefi i OKB-së bën thirrje për financimin e UNRWA-s pas akuzave për përfshirje në sulmin e Hamasit
2024-01-30 15:47:58

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u ka kërkuar vendeve që kanë ndërprerë fondet për agjencinë e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, të vazhdojnë operacionet e tyre.

“Nevojat e mëdha të popullatës së dëshpëruar, të cilëve u shërbejnë, duhet të plotësohen”,- tha Guterres, shkruan “BBC”, citon “ATSH”.

Nëntë vende, përfshirë Britaninë e Madhe, kanë ndërmarrë veprime që kur Izraeli i komunikoi UNRWA-së se persona të stafit ishin përfshirë në sulmet vdekjeprurëse të Hamasit në Izrael më 7 tetor.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Agjencia njoftoi se po heton çështjen dhe tashmë ka shkarkuar disa punonjës.

Vendet që kanë pezulluar financimin e UNRWA-së janë Australia, Kanadaja, Finlanda, Franca, Gjermania, Italia, Holanda, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.

E krijuar në vitin 1949, Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë, UNRWA, është agjencia më e madhe e OKB-së që operon në Gaza.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

UNRWA-ja ofron kujdes shëndetësor, arsim dhe ndihma të tjera humanitare për palestinezët në Gaza, Bregun Perëndimor, Jordani, Liban dhe Siri.

Agjencia ka punësuar rreth 13.000 persona brenda Gazës. (Irma)