Shqiptarët financuan 55% të konsumit për blerjen e produkteve farmaceutike në vitin 2023
2024-01-30 11:35:28

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në vitin 2023, Shqipëria ka importuar 26.8 miliardë lekë (255.7 milionë euro) produkte farmaceutike, por vetëm rreth 12 miliardë lekë ose 44% janë mbuluar nga fondi i rimbursimit që u vu në dispozicion nga qeveria shqiptare, shkruan “Panorama”.

Shqiptarët mbajnë një barrë të rëndë financiare për shërbimet shëndetësore, edhe pse ato ofrohen falas.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në listat e rimbursimit është një gamë e ulët e produkteve farmaceutike dhe qytetarët shpesh përdorin fondet e veta për blerjen e medikamenteve.

Të dhënat tregojnë se pacientët shqiptarë financuan nga xhepi për blerjen e medikamenteve 61% të vlerës së produkteve farmaceutike të importuara në vitin 2022 dhe 55% më 2023-shin për shkak të uljes së importeve.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Përfaqësitë e kompanive shumëkombëshe janë tërhequr nga Shqipëria. Nga 13 të tilla që ishin para disa vitesh, tani janë vetëm 3. (Fatosi)