Stërvitja e NATO-s në Bullgari, ministri Peleshi: Përkushtim dhe saktësi nga trupat shqiptare
2024-01-30 11:37:42

Foto ATSH

Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, deklaroi se trupat shqiptare në grup-batalionin e NATO-s në Bullgari treguan një nivel të lartë të përgatitjes gjatë stërvitjes “Shiny Night 24” në poligonin Novo Selo.

“Mes 400 kolegëve të tyre nga Italia, Bullgaria, Greqia, Mali i Zi, Maqedonia dhe SHBA-ja, efektivët shqiptarë treguan përkushtim dhe saktësi të lartë”,- shkroi në një postim në rrjetet sociale ministri Peleshi, cituar nga “ATSH”.

Stërvitja kishte si qëllim ndërveprimin mes trupave aleate duke zhvilluar tema të rëndësishme si mbrojtja nga armët e dëmtimit në masë, kalimi i pengesave xheniere, qitje luftarake ditën dhe natën.

“Stërvitjeje të tilla janë shumë të rëndësishme për përmirësimin e bashkëpunimit dhe koordinimit mes trupave të NATO-s”,- u shpreh ministri shqiptar i Mbrojtjes. (Fatosi)