OKB: Të vihen para përgjegjësisë punonjësit e përfshirë në akte terrorizmi
2024-01-30 12:00:57

Shefi i OKB-se (Foto Kohajone)

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, deklaroi se do të bashkëpunojë me autoritetet përkatëse për vendosjen para përgjegjësisë të çdo punonjësi të Kombeve të Bashkuara të përfshirë në akte terroriste, njofton “ATSH”.

“Çdo punonjës i Kombeve të Bashkuara i përfshirë në akte terroriste do të mbahet përgjegjës, duke përfshirë ndjekjen penale”,- deklaroi Guterres.

Shefi i OKB-së konfirmoi se 12 punonjës të UNRWA në Gaza janë prekur nga këto akuza jashtëzakonisht të rënda, të cilat janë objekt i një hetimi të brendshëm të OKB-së.  (Fatosi)