Florida ndalon mediat sociale për moshat nën 16 vjeç
2024-01-30 14:56:11

Interneti (Foto News24)

Shteti i Floridas po përgatitet të nisë një goditje për mediat sociale.

Ky shtet ka miratuar një masë që i ndalon ato për fëmijët nën moshën 16-vjeçare.

Nisma tani kalon në Senat dhe nëse miratohet do të paraqesë në tryezën e guvernatorit Ron DeSantis një nga rregulloret më të rrepta të mediave sociale në SHBA, njofton “ATSH”.

Nuk është e qartë se si do të zbatohet fizikisht ndonjë ndalim dhe si do të kryhen kontrollet.  (Fatosi)