Presidenti Zelensky: Ukraina është forcuar. Po përgatiten pako të reja me ndihma ushtarake
2024-01-30 11:37:18

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi se në javën e ardhshme do të zhvillojë më tepër kontakte ndërkombëtare, me qëllim , sipas tij, që të forcohet Ukraina ndaj agresionit rus, shkruan “Panorama”.

Në një videomesazh, Zelensky deklaroi se po përgatiten pako të reja me ndihma ushtarake për luftëtarët në zonat e luftës.

“Pasi të ketë mbaruar kjo javë, do të mund të themi që Ukraina është forcuar. Është thelbësore që ne të shohim marrëveshje më të qarta në raportet tona dypalëshe çdo javë, si dhe rritje të qëndrueshmërisë në furnizimet me armatim, municione dhe automjete nga aleancat tona të mbrojtjes”,- presidenti ukrainas.

Zelensky u shpreh mirënjohës ndaj vendeve që ndihmuan Ukrainën, duke siguruar, sipas tij, që aleancat të funksionojnë. (Irma)