Kryeministri izraelit: Vijojnë diskutimet për shkëmbimin e pengjeve
2024-01-30 11:39:03

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Bisedimet e iniciuara nga Katari, SHBA-ja dhe Egjipti, për të ndërmjetësuar një marrëveshje për pengjet mes Izraelit dhe Hamasit, janë konstruktive, por mbeten ende mospajtime domethënëse, njoftoi zyra e kryeministrit izraelit, shkruan “Panorama”.

“Ka boshllëqe të rëndësishme për të cilat palët do të vazhdojnë të diskutojnë këtë javë në takime të tjera”, thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, William Burns, dhe kreu i Agjencisë izraelite të Zbulimit, David Barnea, u takuan me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, së bashku me kreun e Zbulimit egjiptian, Abbas Kamel, thuhet në deklaratë, ku theksohet se bisedimet u zhvilluan në Evropë, pa dhënë një vend të caktuar.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Administrata e presidentit amerikan është përpjekur të ndërmjetësojë lirimin e më shumë se 100 pengjeve që vazhdojnë të jenë në Gazë, që pas sulmit terrorist të 7 tetorit në Izrael nga grupi i militantëve islamik Hamas, i cili sundon Gazën. (Irma)