Lehtësohet lëvizja me SHBA-në, Shqipëria zyrtarisht pjesë e Klubit Gjashtëmujor
2024-01-30 15:38:35

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shqipëria është bërë zyrtarisht pjesë e Klubit Gjashtëmujor, çka do të thotë se shqiptarët, me një vizë të vlefshme për në SHBA mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë të kenë një pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas udhëtimit të tyre, njofton “RTSH”.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e SHBA-së në Shqipëri, përmes një statusi në rrjetet sociale.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Falë lidhjeve të forta mes dy vendeve tona, Shqipëria është bërë zyrtarisht pjesë e Klubit Gjashtëmujor. Kjo do të thotë se mbajtësit e pasaportave shqiptare me një vizë të vlefshme për në SHBA mund të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara pa pasur nevojë të kenë një pasaportë të vlefshme për gjashtë muaj pas udhëtimit të tyre”,- thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri.

Prej disa kohësh kjo ambasadë aplikon edhe vizat me afat 10-vjeçar për qytetarët shqiptarë.  (Fatosi)